Është arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimet për veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se arrestimi është kryer mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00.
Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa ka realizuar kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit.
“Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...