Portieri i Lazios, Ivan Provedel, është futur në listën e dëshirave të Interit për merkaton e ardhshme.
Provedel është bërë titullar i padiskutueshëm te Lazio që nga viti 2022, ku nuk ka humbur pothuajse asnjë ndeshje në kampionat.
Para se të shpërthente në Serie A, ai ka luajtur te Spezia, ku u dallua duke ndihmuar ekipin të mbijetojë në elitë dy sezone radhazi.
Karriera e tij ka një rrugë jo të zakonshme: në fillim ka qenë sulmues deri në moshën 15-vjeçare, para se të kalonte përfundimisht në rolin e portierit, vendim që i ndryshoi jetën.
Një nga momentet më të paharrueshme të tij erdhi në Ligën e Kampionëve, kur shënoi gol në minutat e fundit ndaj Atletico Madridit, duke u futur në zonë dhe duke shënuar me kokë, një arritje shumë e rrallë për një portier.
Ai ka shënuar edhe një gol tjetër në vitin 2020 me Juve Stabia kundër Ascolit, sërish në fund të ndeshjes pas një goditjeje standarde.
Sipas raportimeve të merkatos, Interi po e shqyrton si opsion për pozicionin e portierit të dytë, për shkak të përvojës së tij të madhe dhe mbi 400 ndeshjeve si profesionist.
Provedel vlerësohet si portier i qëndrueshëm dhe me personalitet të fortë, gjë që e bën një profil interesant për Interin në të ardhmen./Arbresh.info
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...