Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK

08:36 | 2 Qershor 2026
H.E

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Junik, me datën 01.06.2026, rreth orës 20:30, është njoftuar nga QKMF-Junik, se njё person ёshtё duke u trajtuar nga ekipi mjekёsor nё shtëpinë tij i cili ishte i lënduar nga arma e zjarrit.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur ekipi mjekёsor tё cilёt pas trajtimit tё personit tё lënduar, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Gjakovё pёr tretman mjekёsor, dhe pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nga aty ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtine.

Gjatё kёqyrjёs sё vendit tё ngjarjёs nga zyrtarёt Policor janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) armё AK-47
• Dy (2) karikator i sё njёjtёs armё
• Pesёdhjetё e njё (51) fishekё 7.62mm
• Njё (1) gёzhojё

I dyshuari i cili dyshohet se ёshtё vetёplagosur ёshtё duke u trajtuar nё QKUK-Prishtinё, rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Sektorit rajonal pёr Hetime DRP-Pejё./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale