Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

10:19 | 2 Qershor 2026
H.E

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Prishtinë të dyshuar për vjedhje të rëndë, raporton Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë/ 01.06.2026 – 00:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se kishin kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër po ashtu shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale