Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore.
Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në një sfidë që pritet të sjellë një duel interesant pavarësisht së është vetëm një ndeshje miqësore.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para sfidës me çekët.
Në stërvitjen e fundit, futbollistët kanë punuar me intensitet dhe përkushtim të lartë, duke finalizuar përgatitjet për sfidën e sotëm.
Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është vlerësuar pozitive, ndërsa skuadra synon të paraqitet sa më mirë përballë një kundërshtari cilësor.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë ekipit të Franco Fodës si një test i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare.
Kosova më 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohet me Andorrën, një tjetër miqësore.
Ndeshja Çeki-Kosovë fillon në orën 16:00./rtk
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër