Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar se është identifikuar, kapur dhe arrestuar punonjësi i shoqërisë private të sigurisë së kantierit, i cili shfaqet në pamjet filmike duke goditur me grusht shtetasin E. S gjatë tubimit një ditë më parë në Zvërnec.
Sipas Policisë së Shtetit, në vijim të veprimeve hetimore u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ai u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V., të cilët janë proceduar penalisht, e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor ndaj të gjithë zinxhirit komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat e marra dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar një ditë më parë./euronews.al
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin