Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëherë do të festojë e gjithë Kosova

10:22 | 31 Maj 2026
E.H

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një mesazh urimi me rastin e ditëlindjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në postimin e tij, Hamza ka theksuar se këtë vit urimi nuk është i zakonshëm, duke nënvizuar se, siç u shpreh ai, “këto ditë po numërohen ditët deri në rikthim”, duke iu referuar pritjes për kthimin e Veselit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së nga Haga.

Ai ka përmendur gjithashtu ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke shprehur shpresën që ata të kthehen pranë familjeve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Në mesazhin e tij, Hamza ka thënë se urimet dhe festimet e vërteta do të vijnë “atëherë kur ata të jenë sërish pranë qytetarëve”, duke shtuar se shpresa për rikthimin e tyre është e afërt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale