Nga Juniku, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar aktivitetet e fushatës zgjedhore në Pejë.
Gjatë tubimit zgjedhor në Pejë, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi projekte infrastrukturore dhe investime të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Ndër projektet që ai premtoi ishin investimet në infrastrukturë, energji dhe turizëm, duke përmendur gjithashtu rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Do ta ulim barrën e jetesës. Do ta ulim TVSH-në për gjitha produktet bazike dhe esenciale për secilën familje e qytetar, sepse buka nuk është luks. Nuk do të ketë rritje të faturave të energjisë në katër vitet e qeverisjes së LDK-së. Do ta bëjmë koeficientin 150 për 80 mijë punonjës në sektorin publik. Nuk do të ketë pension më të ulët se 300 euro në muaj. Kemi pako investimesh për rreth 5 miliardë euro dhe zhvillim të turizmit. Rrugën e Rugovës do ta mbështesim si prioritet nacional të Republikës së Kosovës. Dukagjinit do t’ia japim autostradën e Dukagjinit. Po ashtu, do të ketë investime në energji me gaz amerikan dhe energji të ripërtëritshme”, theksoi Abdixhiku.
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.
“Kosova sot ndodhet në një moment vendimtar dhe Peja ka ditur gjithmonë t’u prijë ndryshimeve historike në vend.Në një kohë kur vendet po përballen me sfida të mëdha, ne jemi bashkuar jo rreth një partie, por rreth tri themeleve kryesore: lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, tha Osmani.
LDK bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin vizionin e tyre për një të ardhme më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...