Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, arrestohet një person

09:03 | 30 Maj 2026
E.K

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi gjatë një kontrolli të kryer nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion.

Sipas policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar një armë e gjatë, një armë me tytë të shkurtër si dhe shtatë fishekë.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

-Vushtrri 29.05.2026 – 21:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë, një armë tytë shkurtër dhe shtatë copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Arvbresh.info