Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht katër persona pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur disa të dyshuar, pas një konflikti, kanë sulmuar viktimat me mjet të mprehtë (thikë). Tre të dyshuar të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në arrati.
Si pasojë e sulmit, njëri nga të dyshuarit dhe dy nga viktimat kanë marrë trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
-Lipjan 28.05.2026, 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...
OBSH: Përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 7 milionë vde...
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yo...
ChatGPT refuzon ta ndihmojë studentin në provim, foto bëhet ...
Ushqimet që mund të ndikojnë keq tek dhëmbët tuaj