Arrestohet një person në Istog pasi publikoi video me armë në rrjetet sociale

08:38 | 30 Maj 2026
E.K

olicia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Bellopojë të Istogut, pasi ai kishte publikuar në rrjetet sociale një video-incizim në të cilin shfaqeshin armë.

Sipas autoriteteve, pas sigurimit të informacioneve dhe në koordinim me Prokurorinë, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet përcjellëse të pronës së tij.

Megjithatë, gjatë kontrollit policor nuk është gjetur asnjë provë materiale që lidhet me armët e ekspozuara në video.

-Fsh. Bellopoj, Istog 20.05.2026 – NN. Më 29.05.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjete sociale kishte publikuar një video-incizim duke ekspozuar armë. Policia në koordinim me prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info