Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh në mesnatë

09:05 | 30 Maj 2026
E.K

Luka Modric dështoi ta çonte Milanin drejt Ligës së Kampionëve, edhe pse skuadra e tij kishte një vend në tabelë që i garantonte hyrjen në garën prestigjioze evropiane të klubeve për pjesën më të madhe të sezonit dhe deri në xhiron e fundit të Serie A.

Një humbje nga Cagliari në xhiron e fundit e “uli” Milanin në Ligën e Evropës dhe ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë me Modricin.

Kapiteni kroat ka mundësinë ta zgjasë kontratën e tij për një sezon tjetër, por është e dyshimtë nëse do ta bëjë këtë, do të tërhiqet apo do të zgjedhë një mundësi të tretë.

Nga Modric te Lewandowski dhe Casemiro – 20 yjet që kontratat e tyre skadojnë këtë verë

Përpara tij është Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, e cila fillon më 11 qershor dhe ku Kroacia do të luajë në fazën e grupeve kundër Anglisë, Panamasë dhe Ganës. Fokusi i Modric është në këtë, dhe mundësitë e tij për të ardhmen janë të dyshimta.

Mediat italiane shkruan se Milani në Ligën e Kampionëve do të thoshte që Modric do të qëndronte në klub për një sezon tjetër, por tani gjithçka është e panjohur.

Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mund të jetë në Botërorë

Pas fundit zhgënjyes për të dhe Milanin, Modric kontaktoi tifozët në rrjetin social Instagram rreth mesnatës, duke bërë një postim që po shihet si i lamtumirës.

“Një sezon me momente të bukura dhe të vështira, por në fund duhet të përballemi me realitetin e hidhur dhe të pranojmë se nuk përfundoi ashtu siç donim. Do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët e Milanit nga thellësia e zemrës për dashurinë, respektin dhe mbështetjen e madhe që më kanë treguar gjatë gjithë vitit. Forza Milan”, shkroi ai. /Telegrafi/