Një i mitur është shoqëruar në polici pasi kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqej me një thikë brenda ambienteve të një shkolle.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është identifikuar dhe është sjellë në stacionin policor, ku në prani të prindit ka dorëzuar një thikë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale dhe në konsultim me prokurorin e rastit, është iniciuar rasti, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
-Gjakovë 29.05.2026 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se në rrjete sociale, kishte publikuar fotografi me një thikë në ambientet e shkollës. I dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...