Edhe pse dje çmimi i naftës pësoi rënie për shkak të shpresës për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-ve e Iranit, duket se sulmet e reja amerikane në Republikën Islamike, në zonën e Hormuzit kanë sjellë frikë në tregje.
Sipas mediave ndërkombëtare, nafta e papërpunuar Brent po kthehet drejt nivelit 100 dollarë për fuçi, duke u rritur me 2.5% sot, në 98.57 dollarë. Kjo pas rënies së një dite më parë, për herë të parë në dy javë.
Negociatorët amerikanë dhe iranianë janë në Doha për të diskutuar një fund të mundshëm të luftës tremujore, pasi presidenti Donald Trump deklaroi fundjavën e kaluar se një marrëveshje paqeje me Iranin “është negociuar kryesisht”.
Dje forcat amerikane sulmuan vendet e raketave në Iranin jugor dhe anijet që përpiqeshin të vendosnin mina, gjë që ka krijuar disa dyshime se një marrëveshje është vërtet afër.
Tregjet financiare janë të ndjeshme ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme, sepse rajoni është një nga zonat kryesore të prodhimit dhe transportit të naftës në botë.
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...