Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve është parandaluar tentimi i futjes së substancave të dyshuara narkotike në Pavionin D.
Gjatë bastisjes nga stafi korrektues, në pampersin e një femiju të mitur janë zbuluar dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike.
Menjëherë pas zbulimit, vizita është anuluar dhe është njoftuar Policia, përkatësisht njësia përkatëse hetimore në Pejë.
“Ndaj të burgosurit që dyshohet se ndërlidhet me rastin janë ndërmarrë masa disiplinore dhe i njëjti është transferuar në tretman themelor deri në përfundim të hetimeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...