Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n

13:43 | 26 Maj 2026
E.K

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e luftës Arben dhe Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se përkujtimi i dëshmorëve është rikujtim i çmimit të lartë të lirisë që gëzon sot Kosova.

Ai theksoi se lufta çlirimtare e UÇK-së solli aleancën me NATO-n, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se sakrifica e luftëtarëve dhe brezave të tërë kontribuoi në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Haradinaj bëri homazhe në Gllogjan, ku u përkujtuan luftëtarët që ai i cilësoi si ndër më të zotët që kishte Dukagjini./Arbresh.info