Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të kafshëve nga Serbia në Kosovë, gjatë një aksioni të realizuar në fshatin Dumnicë.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, në të cilat janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, për të cilat dyshohet se janë futur ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, shtetas kosovar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Me autorizim të prokurorit kompetent, ndaj tij është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.
Policia bëri të ditur se automjetet dhe kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Arbresh.info
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...