Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes

13:23 | 26 Maj 2026
E.K

LVV ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet të enjten, më 28 maj, në Ferizaj.

Sipas njoftimit, tubimi hapës do të organizohet në Palestrën Sportive “Bill Clinton”, me fillim nga ora 19:30.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa të pranishëm pritet të jenë edhe partnerët politikë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga kjo parti kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në tubimin që shënon nisjen e fushatës zgjedhore./Arbresh.info