SPAK-u dhe Prokurorisë Antimafia e Barit, Itali, kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në pastrimin e parave. Sipas të dhënave paraprake, për llogari të këtij hetimi janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat “arrest në burg”.
Gjashtë nga masat janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri, shkruan A2 CNN-i.
Sipas SPAK-u, anëtarët e grupit kanë qenë aktivë në transferimin e paligjshëm të parave cash nga Italia në Shqipëri. Hetimet janë zhvilluar përmes një skuadre të përbashkët hetimore të krijuar me koordinimin e Eurojust.
Kreu i këtij grupi dyshohet të jetë Igli Kamberi, i arrestuar në Hungari vitin 2025, si i përfshirë në vrasjen e një berberi 26-vjeçar në Barleta, Itali. Ndërsa në Shqipëri nga ky operacion është arrestuar Ergys Kastrati dhe tre persona të tjerë.
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...