FC Barcelona ka vendosur që prioriteti kryesor në afatin kalimtar të verës të jetë transferimi i një sulmuesi të klasit botëror, i cili do ta zëvendësojë Robert Lewandowski në repartin ofensiv.
Drejtori sportiv, Deco, po udhëheq planin e ri të klubit, ndërsa përforcimi i mbrojtjes është lënë për momentin në plan të dytë.
Largimi i Lewandowskit konsiderohet humbje e madhe për katalunasit, pasi sulmuesi polak ka realizuar 120 gola në 192 paraqitje me fanellën e Barcelonës. Zëvendësimi i tij nuk shihet si mision i lehtë.
“Është pothuajse e pamundur ta zëvendësosh Robertin, sulmuesin më të mirë të viteve të fundit. Por futbolli funksionon kështu dhe ne duhet të marrim vendime për ta forcuar skuadrën”, deklaroi Deco pas darkës zyrtare për festimin e titujve të La Ligës dhe Superkupës së Spanjës.
Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona pritet të ketë më shumë liri financiare këtë verë. Klubi është afër rikthimit në rregullin financiar 1:1, ndërsa largimi i Lewandowskit i kursen rreth 40 milionë euro në pagat vjetore. Kjo i jep mundësi klubit të hyjë fuqishëm në treg.
Presidenti Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona është e gatshme të investojë për ta bërë ekipin më konkurrues.
Ndër emrat më të përfolur për sulmin janë Julián Álvarez dhe João Pedro. Deco nuk i mohoi kontaktet me asnjërin prej tyre.
“Julián Álvarez? Nuk përjashtojmë askënd”, tha ai, ndërsa për João Pedro reagoi me humor, duke lënë të kuptohet se braziliani është në listën e dëshirave të klubit.
Barcelona besohet se mund të shpenzojë mbi 100 milionë euro për transferime, me fokus kryesor repartin ofensiv, pasi drejtuesit mendojnë se skuadrës i ka munguar efikasiteti në sulm gjatë këtij sezoni.
Kjo strategji e re ka ndikuar edhe te planet për mbrojtjen. Interesimi për Alessandro Bastoni është ftohur, pasi trajneri Hansi Flick nuk është plotësisht i bindur për transferimin e tij.
Në klub vlerësojnë se repartit defensiv nuk i nevojiten urgjentisht ndryshime, sidomos pas rritjes së formës së Gerard Martín dhe faktit që nuk priten largime në qendër të mbrojtjes, përveç ndonjë surprize me Ronald Araújo.
Tashmë është e qartë se te Barcelona gjithçka po sillet rreth një objektivi: gjetjes së “numrit 9” të ri që do ta rikthejë fuqinë goleadorë të ekipit katalunas./Arbresh.info
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...