Një vale e fuqishme e të nxehtit Ekstrem ka përfshirë këtë fillim jave Europën perëndimore, ndërsa një fenomen I njohur si “kupola e nxehtësisë” po shkakton temperatura rekord për muajin maj.
Spanja dhe Portugalia pritet të jenë më të goditurat nga kushtet atmosferike , me temperatura që në Portugali mund të afrohen deri në 40°C, ndërsa në jug të Spanjës parashikohen deri në 38°C.
Në Franca, shërbimi meteorologjik kombëtar ka paralajmëruar një “valë të hershme, të jashtëzakonshme dhe të zgjatur të nxehti”, me temperatura deri në 12°C mbi mesataren sezonale. Në disa qytete të perëndimit të vendit, përfshirë Nantes, pritet që temperaturat të arrijnë deri në 35°C, duke thyer rekorde historike për muajin maj. Ne Paris nje person humbi jeten te dielen ne nje gare vrapimi ndersa mjeket thane se shkak per ndarjen nga jeta ishin dhe temperaturat e e larta.
Edhe Mbretëria e Bashkuar po përballet me temperatura të pazakonta për këtë periudhë, me parashikime qe termometri te arrije deri në 35°C pergjate Javes ne ate , çka mund të përbëjë rekord për muajin maj. Ndërkohë, Belgjika pritet të arrijë deri në 31°C.
Sipas shërbimeve meteorologjike, kjo situatë është shkaktuar nga një “kupolë e nxehtësisë”, ku ajri i ngrohtë nga Afrika Veriore bllokohet nga një sistem me presion të lartë mbi Europën Perëndimore, duke krijuar kushte të zgjatura të nxehta dhe të thata. Autoritetet meteorologjike në Francë theksojnë se fenomeni po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se valë të tilla të nxehti mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive në të ardhmen.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar paralajmërime shëndetësore për nxehtësinë në disa zona të Anglisë, përfshirë një alarm të nivelit “amber” për Londrën, ndërsa edhe në Spanjë janë vendosur paralajmërime të verdha në disa rajone veriore.
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...