Therje me thikë në Prizren, një person në mbajtje

08:47 | 25 Maj 2026
E.K

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë.

Sipas raportit zyrtar të policisë, lidhur me rastin është arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit. Viktima, e cila ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë, është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Rr. Rexhep Kabashi, Prizren / 24.05.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info