Vjedhje e rëndë në një fabrikë në Podujevë, vidhen para, armë dhe kasafortë

08:59 | 25 Maj 2026
E.K

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një fabrikë në Podujevë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar në ambientet e fabrikës dhe kanë vjedhur para të metalta, një armë dhe një kasafortë.

Në raportin zyrtar të policisë thuhet:

“Podujevë / 24.05.2026 – 03:00. Është raportuar se nga një fabrikë janë vjedhur para të metalta, një armë dhe një sef. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar”./Arbresh.info