Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash

15:57 | 23 Maj 2026
E.K

Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Trash të Elbasanit.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytete përreth, përfshirë Tiranën dhe zonat pranë epiqendrës.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale