Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Junik, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje, ndërsa dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:35. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja, ndërsa pas intervenimit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.
Policia bëri të ditur se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
-Junik 15.05.2026 – 19:35. Ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dyshohet se janë përdorë edhe armë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja, pastaj janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Si dëshmi lidhur me rastin janë konfiskuar dy armë zjarri me tre fishekë, dy thika dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...