Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, gjatë vizitës së tyre në Kosovë.
Në takim kanë marrë pjesë Todd Hendricks dhe John Cotton Richmond.
Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërinstitucionale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për avancimin e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Kryeprokurori Isufaj falënderoi mysafirët për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin institucional për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë. Nga ana e tyre, mysafirët vlerësuan progresin institucional të Kosovës në fushën e drejtësisë dhe ritheksuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional në iniciativa që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe avancimin e sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...
Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi