Pesë nga tetë rastet e raportuara në bordin e anijes turistike MV Hondius janë konfirmuar si infeksione me hantavirus, konkretisht me virusin e Andeve, bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas tij, shpërthimi ka infektuar gjithsej 8 persona dhe ka shkaktuar 3 viktima. Tre prej rasteve mbeten ende të dyshuara, ndërsa pesë janë konfirmuar laboratorikisht.
Pesë nga tetë rastet janë konfirmuar si infeksione hantavirus, ndërsa tre të tjera dyshohen. Virusi i përfshirë është virusi i Andeve, i cili gjendet në Amerikën Latine, deklaroi Tedros.
Virusi i Andeve është një hantavirus i rrallë, i transmetuar nga brejtësit dhe në raste të caktuara mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu, kryesisht përmes kontaktit të ngushtë.
OBSH thekson se, megjithëse situata është serioze, rreziku për shëndetin publik vlerësohet i ulët. Megjithatë, për shkak të periudhës së inkubacionit deri në 6 javë, nuk përjashtohet mundësia e rasteve të reja.
Anija aktualisht po lundron drejt Ishujve Kanarie, ndërsa pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë në kabina gjatë operacioneve të dezinfektimit. Personat me simptoma do të izolohen menjëherë.
OBSH është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe po monitoron situatën, duke theksuar si prioritet kujdesin për të infektuarit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...