omisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 6 maj dhe zgjat deri më 17 maj 2026.
Sipas të dhënave të fundit, deri më 8 maj janë pranuar 21,378 kërkesa, prej të cilave 9,149 janë aprovuar, 1,037 janë refuzuar, ndërsa 11,187 janë ende në shqyrtim.
Nga aplikimet e aprovuara, 2,284 shtetas janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, 239 për votim me postë në Kosovë, ndërsa 6,626 për votim përmes postës jashtë vendit.
KQZ ka bërë të ditur se votimi fizik do të organizohet më 6 qershor në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, ndërsa numri maksimal i votuesve për këtë formë është 66,450.
Nëse ky limit arrihet, votuesit e tjerë do të orientohen automatikisht drejt votimit me postë. Po ashtu, për organizimin e votimit fizik kërkohen të paktën 50 votues të regjistruar për çdo përfaqësi diplomatike.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar