Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar qytetarët se rreziku nga infeksioni me Hantavirus në Kosovë vlerësohet shumë i ulët.
Sipas institutit, sëmundja nuk është e re dhe rastet e raportuara ndër vite në vend mbeten të rralla dhe të qëndrueshme.
Njoftimi vjen pas raportimeve ndërkombëtare për disa raste të reja në një anije kroçiere në Atlantikun Jugor, ku janë regjistruar edhe viktima.
IKSHPK sqaron se Hantaviruset transmetohen nga brejtësit dhe infeksioni ndodh kryesisht përmes kontaktit me ambiente të kontaminuara.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes bazik higjienik, duke theksuar se aktualisht nuk ka arsye për alarm në Kosovë.
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...