Një rast i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Suharekë, ku një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Prizrenit, e cila ka bërë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 08:20, ndërsa viktima është rreth 52 vjeç.
Sipas Policisë, personeli mjekësor ka konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete, ndërsa në rrethana fillestare janë vërejtur elemente që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet duke siguruar prova materiale dhe duke intervistuar dëshmitarë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet për këtë rast janë në zhvillim.
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...