Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat

10:34 | 8 Maj 2026
E.K

Sot, artisti Gjesti feston ditëlindjen e 26-të. Që nga mesnata, ai ka pranuar urime të shumta nga miq, kolegë dhe fansa në rrjetet sociale.

Një urim të veçantë i ka dedikuar edhe DJ Gimbo, i cili i ka uruar suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje në vitin e ri të jetës.

Në këtë ditë të veçantë, Gjesti ka vendosur të surprizojë fansat me një projekt të ri muzikor. Sot, në ora 18:00, ai publikon EP-in më të ri me titull SIR.

Projekti përmban pesë këngë të reja dhe pritet të sjellë një frymë ndryshe në stilin muzikor të artistit.

 

Screenshot