Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot në orët e mëngjesit nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se të dy të sulmuarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile.
Sipas tij, njëri prej të sulmuarve është mjek në Klinikën e Pediatrisë, ndërsa tjetra është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë.
“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi,” ka deklaruar Syla.
Pas trajtimit, të dy personat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat