“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, Selin Bollati takon babain

19:47 | 7 Maj 2026
E.G

Pas një kohe të gjatë larg, Selin Bollati, ka udhëtuar për të takuar të atin, një moment emocionues që ajo vendosi ta ndajë edhe me ndjekësit në Instagram.

Në postimin e saj, Selin publikoi një foto me pëllumba, të cilën e shoqëroi me një mesazh.

Ajo shkroi: “Mu deshën dy avionë dhe një udhëtim konsiderueshëm i gjatë, që të gjeja pëllumbat e mi. Tani mund të flini të qetë, një hall më pak për të gjithë”.

 Foto: Instagram

Postimi i saj u bë shpejt temë diskutimi në rrjete sociale dhe u lidh edhe me debatet në Big Brother VIP Albania 5.

Në atë format televiziv, banori Rogert Sterkaj kishte përmendur një version të ndryshëm të situatës familjare të saj, duke thënë se babai i Selin ndodhej në burg.

Pas këtyre diskutimeve dhe keqinterpretimeve, Selin theksoi se babai i saj nuk ndodhet në burg dhe gëzon liri të plotë.

Edhe ky postim i fundit u bë për të shuar zërat dhe për thashethemet që qarkullonin prej muajsh./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale