Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjysmëfinalet e kthimit

08:39 | 22 Prill 2026
D.H

Gjatë ditës së sotme luhen dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës, ku do të mësohen finalistët e eventit të dytë më të madh në futbollin kosovar.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku klinasit janë me një këmbë në finale, shkruan Arbresh.info.

Ballkani i cili është në krizë të thellë të rezultateve e humbi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0-3.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër Ferizaj e pret Llapin në shtëpi.

Ferizaj ka epërsinë 2-1 nga takimi i parë dhe synon të arrijë finalen. Si për ta ashtu edhe për llapjanët kjo është mundësia për të dal në Evropë, pasi dy skuadrat rrezikojnë rënien nga elita e futbollit kosovar.

Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës siguron fazën e parë të kualifikimeve për Europa League.

Të dy ndeshjet nisin me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale