Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pritet të mbetet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht një edicioni jo plotësisht të suksesshëm.
Sipas Sky Sport, dyshimet mbi të ardhmen e teknikut holandez janë zbehur ndjeshëm, teksa Liverpool ka krijuar një diferencë prej shtatë pikësh ndaj Chelsea në garën për një vend në top 5.
Sezoni i ardhshëm do t’i rikthejë “The Reds” në Ligën e Kampionëve, pasi vendi i pestë tashmë siguron kualifikimin, pas suksesit të Arsenal për të arritur në gjysmëfinale të kompeticionit.
Forma e mirë e Liverpool në javët e fundit ka qenë vendimtare, ndërsa Chelsea ka humbur terren në momentet kyçe.
Slot, i cili sezonin e kaluar fitoi titullin në Premier League, është përballur me kritika gjatë këtij edicioni, pasi skuadra pritet ta mbyllë sezonin pa trofe dhe larg ritmit të rivalëve si Arsenal dhe Manchester City.
Megjithatë, drejtuesit e klubit vazhdojnë ta mbështesin atë, duke e konsideruar këtë si një sezon tranzicioni në “Anfield”
Vera pritet të sjellë lëvizje të rëndësishme në merkato, sidomos pas konfirmimit të largimit të Mohamed Salah.
Një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv është talenti i RB Leipzig, Yan Diomande, ndërsa priten përforcime edhe në disa pozita të tjera./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...