Sulmuesi i ri brazilian Endrick ka heshtur zërat për një përçarje me trajnerin Paulo Fonseca, pas paraqitjes vendimtare në fitoren 2-1 të Lyon ndaj PSG-së.
19-vjeçari, i huazuar nga Real Madrid, shkëlqeu në “Parc des Princes”, duke shënuar që në minutën e gjashtë me një goditje të menjëhershme, gol që i hapi rrugën një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Ky ishte goli i katërt i Endrick këtë sezon në Ligue 1 dhe një përgjigje e qartë ndaj kritikave për rënien e formës së tij në javët e fundit.
Pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos te raporti i tij me trajnerin Fonseca, i cili së fundmi kishte kritikuar publikisht performancat e sulmuesit.
Megjithatë, Endrick reagoi qetë dhe me maturi: “Nuk ka asnjë problem me trajnerin. Ai duhet të marrë vendime. Nuk dua të jem i zemëruar me të. Kemi biseduar dhe unë duhet të jap maksimumin në fushë.”
Tensionet nisën pas barazimit pa gola ndaj Angers, kur Fonseca deklaroi se Endrick kishte “detyrim të bënte më shumë”, duke vënë në pikëpyetje angazhimin dhe vazhdimësinë e tij.
Trajneri portugez më vonë sqaroi se kritikat publike ishin një strategji për ta motivuar lojtarin.
“Si trajner, duhet të gjejmë mënyra për të nxitur reagim te lojtarët – dhe kjo ishte një prej tyre.”
Fitorja ndaj PSG-së e ka rikthyer Lyon në mesin e tre skuadrave më të mira në Ligue 1, pas një periudhe të vështirë kur në shkurt kishin rënë në vendin e gjashtë.
Me vetëm katër ndeshje të mbetura, skuadra franceze do të përballet me sfida të mëdha ndaj Rennes dhe Lens, që mund të vendosin fatin e sezonit.
Aktualisht Lypmi është i treti me 54 pikë./Arbresh.info
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...