Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale në lidhje me pronën e kontestuar në qendër të Prishtinës në pronësi të Ndërmarrjes Publike Banesore
Oda Ekonomike ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
“Si Odë Ekonomike e Kosovës, konsiderojmë se rastet që prekin drejtpërdrejt buxhetin publik dhe klimën e investimeve duhet të adresohen me përgjegjësi të lartë institucionale. Është e domosdoshme që sistemi i drejtësisë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Çdo tentativë për ta politizuar një vendim gjyqësor apo për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë dëmton besimin në sistem dhe rrit pasigurinë në sektorin privat”.
Oda Ekonomike ka vënë theksin edhe te rëndësia e komunikimit të përgjegjshëm publik, duke kërkuar që të shmangen deklaratat që mund të dëmtojnë imazhin e bizneseve.
“Diskursi publik duhet të jetë i matur dhe i bazuar në fakte, në mënyrë që të ruhet integriteti i kompanive dhe të parandalohet dëmtimi i padrejtë i reputacionit të tyre. Bizneset kanë nevojë për një ambient të parashikueshëm, siguri juridike dhe trajtim të barabartë para ligjit. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve dhe akterëve politikë që të tregojnë përmbajtje dhe përgjegjësi, duke shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si ndërhyrje në drejtësi”, thuhet më tej.
Sipas Odës, vetëm përmes respektimit të parimeve të shtetit ligjor dhe funksionimit të pavarur të drejtësisë mund të sigurohet një klimë e qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve.
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...