Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB Tammy Bruce, në fjalën e saj të rastit në seancën për Kosovën në KS të OKB-së, tha se presidenti Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.
Ajo ka thënë se ShBA-ja shpreson të shohë teksa Kurti dhe Vuçiq ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.
“Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe Vuciq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.
“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë: rruga e vetme përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...