Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme Vjosa Osmani, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të institucionit.
Presidenca thekson se institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, por duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi në shërbim të qytetarëve.
Për këtë arsye, bëhet e ditur se profilet e reja do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar.
Në njoftim thuhet se ky hap synon të garantojë vazhdimësinë institucionale dhe të sigurojë që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit.
Po ashtu, theksohet se profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit.
Komunikata e plotë:
Presidenca e Republikës së Kosovës njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët
Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës. Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve.
Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.
Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve.
Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es.
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...