Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Gjenerallejtënant Eyal Zamir ka deklaruar se Izraeli po “afrohet në një kryqëzim strategjik” në luftën kundër Iranit.
Gjatë një vlerësimi të sigurisë që mbajti sot, në qendrën e komandës nëntokësore të Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së në Tel Aviv, Zamir theksoi se “po afrohemi në një kryqëzim strategjik në fushatën e përbashkët kundër Iranit. Deri tani kemi arritur suksese të rëndësishme, edhe në lidhje me objektivat që kemi vendosur kur nisëm operacionin. Do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri dhe të thellojmë goditjet ndaj regjimit.”
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të godasë me vendosmëri themelet e regjimit iranian dhe aftësitë e tij ushtarake.
Lidhur me ofensivën tokësore të IDF-së kundër Hezbollahut në Liban, Zamir tha se “vazhdojmë të krijojmë një zonë të përparuar mbrojtëse për të parandaluar zjarrin e drejtpërdrejtë ndaj komuniteteve tona, ndërsa njëkohësisht operojmë kundër zjarrit me raketa [thellë në Liban].”
Zamir theksoi se deri më tani janë arritur rezultate të konsiderueshme kundër Iranit dhe aleatëve të tij, por Izraeli ndodhet tani para një momenti vendimtar për të thelluar presionin ushtarak.
/rtsh.al/
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...