Një person është arrestuar në Istog pasi është kapur me substanca narkotike, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe konfiskuar 31 doza të dyshuara të kokainës, të ndara në qese të vogla.
Pas kësaj, njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës (DHTN) ka kryer bastisje në një dyqan dhe në banesën e të dyshuarit. Në banesë është gjetur edhe një sasi tjetër e substancës së njëjtë narkotike. Ndërkaq, gjatë kontrollit të dollapëve të tij në vendin e punës nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Sasia totale e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram.
Në kuadër të këtij rasti, policia ka sekuestruar edhe një veturë, një telefon mobil të tipit iPhone 17 Pro, një shumë prej 3,475 eurosh si dhe një peshore elektronike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...