Ushtarët letonë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR-it kanë zhvilluar patrulla të rregullta përgjatë kufirit Kosovë – Serbi, njoftoi misioni i NATO-s.
“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i në njoftim.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore