Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 30 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,776 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona, ndërsa 12 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.
Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore