Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar lidhur me ekspozitën e shfaqur në Prishtinë mbi masakrat e ndodhura gjatë luftës në Kosovë, duke njoftuar se po e përcjell me vëmendje çdo informacion të publikuar për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson se, në përputhje me kompetencat ligjore, çështja do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit të Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...