Nagip Krasniqi sot del para Gjykatës

08:30 | 2 Mars 2026
E.G

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish–kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Ai akuzohet për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro. Të enjten është dëgjuar dëshmitarja Arjeta Saraqi, e cila deklaroi se riparimi kaldajës së bllokut A5 të Temocentralit do duhej të bëhej diku në maj të vitit 2022, por kontrata nuk ishte realizuar ngase ishte shkëputur.

Dëshmitarja Saraqi në këtë seancë ka dhënë detaje kryesisht për riparimin e kaldajës së bllokut A5 të Termocentralit, derisa theksoi se atëkohë mbante pozitën e shefes së kabinetit të ish-kryeshefit Krasniqi.

Dëshmitarja deklaroi se disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e saj ishin pranimi, dorëzimi, plotësimi dhe ndërlidhja e të gjitha kërkesave dhe detyrave që janë marrë nga departamentet e brendshme dhe nga palët. Ajo theksoi se edhe aktivitetet e prokurimit kishin kaluar përmes detyrave të saj për përcjellje tek kryeshefi.

Seanca e sotme nis nga ora 09:30 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme