Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 37-vjeçarin në Mitrovicë

14:10 | 29 Maj 2026
E.K

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Arben Spasollit, i dyshuar për vrasjen e Erduan Ibrahimit, ngjarje kjo që ndodhi një ditë më parë dhe tronditi Mitrovicën.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Xhemajl Jusufi, nën dyshimin se i pandehuri ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S. në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas aktvendimit, paraburgimi do të llogaritet nga 27 maji deri më 26 qershor 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale