Ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme, Peter Mandelson, është liruar me kusht pas arrestimit të hënën, mbi dyshimet se ka shpërdoruar detyrën gjatë miqësisë së tij me të ndjerin pedofil të dënuar, Jeffrey Epstein.
Mandelson u mor nga shtëpia e tij në Londër nga policia civilë dhe u shoqërua për intervistim. Ai është liruar me kusht duke pritur hetime të mëtejshme. Autoritetet po hetojnë mbi dyshimet se ai mund të ketë dërguar informacion konfidencial nga qeveria britanike tek Epstein gjatë kohës kur shërbente si sekretar biznesi. Mandelson ka mohuar çdo shkelje ligjore, shkruajnë mediat e huaja.
Arrestimi i tij vjen disa ditë para një zgjedhjeje vendore në Gorton dhe Denton, duke rikujtuar vendimin e kryeministrit Keir Starmer për ta emëruar Mandelson si ambasador në SHBA, vendim që kishte shkaktuar kritika për mungesë gjykimi.
Hetimi po vazhdon dhe autoritetet kanë kërkuar dokumente lidhur me emërimin e Mandelson në postin e ambasadorit në Washington për t’i bërë publike komitetit parlamentar të inteligjencës dhe sigurisë.
Mandelson është një figurë e njohur e Partisë Labour për më shumë se pesë dekada, por skandali i lidhjes me Epstein e ka nxjerrë jashtë politikës aktive, duke përfshirë dorëheqjen nga House of Lords dhe kolapsin e kompanisë së tij konsultuese, Global Counsel./tvklan.al
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...