Sipas “El Chiringuito de Jugones” (i raportuar në Itali nga TuttoMercatoWeb), pas 15 vitesh në krye të “Colchoneros”, trajneri argjentinas Diego Simeone është gati të ndryshojë ambient dhe mund të përfundojë në Serie A te Interi.
Hipoteza konsiderohet sensacionale, por ka edhe më shumë: në Spanjë flitet madje për një marrëveshje paraprake mes palëve — një skenar që do të ishte shumë befasues, sidomos duke pasur parasysh se Interi, i drejtuar aktualisht nga Cristian Chivu, kryeson Serie A me 10 pikë avantazh.
Simeone thuhet se ka vendosur t’i ndajë rrugët me klubin e zemrës për një aventurë tjetër ndërsa Interi gjithashtu e sheh si ideali për të tentuar suksesin në Evropë.
Aktualisht, tekniku argjentinas është i fokusuar që ta eliminojë Club Brugge për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Përndryshe, përballja mes Atleticos dhe Brugge zhvillohet të martën prej orës 18:45.
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...