UEFA ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm të Gianluca Prestiannit, në kuadër të një hetimi në vazhdim lidhur me pretendimet për abuzim racist ndaj Vinicius Junior.
Mbrojtësi i Benficas akuzohet se ka bërë komente me përmbajtje raciste ndaj sulmuesit të Real Madridit gjatë ndeshjes së parë të zhvilluar në Lisbonë.
Sipas raportimeve, Vinicius e ka denoncuar incidentin te arbitri i takimit, duke aktivizuar menjëherë protokollin kundër racizmit të UEFA-s.
Ndeshja u ndërpre për rreth dhjetë minuta, teksa zyrtarët ndoqën procedurat e parashikuara nga rregullorja, përpara se loja të rifillonte normalisht.
Si pasojë e pezullimit të përkohshëm, Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.
UEFA ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë dhe se vendimi përfundimtar disiplinor do të merret pas shqyrtimit të plotë të rastit.
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...