Java e 21-të në ProCredit Superligë solli përballje shumë interesante dhe dramë deri në fund.
Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Pejës, ku sërish më i miri ishte Jericole Hellems. Ai kishte 37 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, duke pasur indeksin 38, apo më të lartin në këtë xhiro. Hellems shpallet MVP i javës. Ai ka qenë ndër lojtarët kyç të kuqezinjve që nga rikthimi i tij në Gjakovë.
Bora po ashtu po vazhdon me formë të mirë në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj Bashkimit, derisa u dallua Tyler Cheese me 32 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime, ku ishte bindshëm basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe njëri ndër më të mirët e kësaj jave.
Rahoveci 029 po ashtu shënoi fitore të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit, ku u dallua organizatori Kentrell Pullian me 29 pikë, katër kërcime e pesë asistime.
Derbin e javës e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës 84:86, ku hero në fund ishte Shawn Jones me dy pikët vendimtare. Jones, ish-basketbollisti i Kosovës e mbylli ndeshjen me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, duke qenë më i dalluari te mitrovicasit në këtë sfidë, kurse në anën tjetër Alex Lomax ishte më i miri te kryeqytetasit me 24 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
MVP
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 37 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi
Top 5
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 37 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi
Alex Lomax (Sigal Prishtina) 24 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 35 indeksi
Tyler Cheese (Bora) 32 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 34 indeksi
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 29 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi
Shawn Jones (Trepça) 16 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 21 indeksi
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...